Informatika Profesionale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj!

Shko poshtė

Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj! Empty Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj!

Mesazh  Admin Fri Feb 29, 2008 5:44 am

Kjo ėshtė pema e gjuhėve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhėve nė Suedi dhe botuar mė 1975 tek libri botėror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-3.


Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj! Pema%20e%20Gjuheve%20IndoEuropiane%20-%20shqip

Siē shihet, gjuha mė e vjetėr ėshtė SHQIPJA. Njė pemė tė ngjashme botoi gjatė viteve 1985-1999 edhe historiani arbėresh (arvanitas) Aristidh Kola nė Greqi.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 87
Ku ndodheni? : C:\Spam.exe
Muzika : Te gjitha
Profesioni : Pertac
Registration date : 06/11/2007

https://utsh.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj! Empty Thėnie pėr gjuhėn

Mesazh  Admin Fri Feb 29, 2008 5:48 am

Thėnie pėr gjuhėn


“Gjuha ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr t'ua lėnė vetėm gjuhėtarėve”
Heidegger


“Gjuha Shqipe ėshtė i vetmi mjet i ndriēimit dhe i pėrparimit moral.
Ajo ėshtė njė gjuhė e fuqishme dhe e bukur qė duhet tė jetė krenaria e folėsve tė saj dhe njė mjet i shenjtė pėr zhvillimin kulturor dhe intelektual tė kombit tė vjetėr shqiptar”

Holger Pedersen


“Kurrė nuk kemi tė drejtė tė quhemi komb i qytetėruar, sado qė tė mėsojmė gjuhė tė huaja, sepse kombi nuk qytetėrohet vetėm me mėsimin e gjuhėve tė huaja, por me mėsimin e gjuhės sė vet”
Filip Shiroka


“Gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombi dhe e kulturės sė tij”
E.Ēabej


“Shenjat e civilizimit tė njė populli janė:

si kujdeset ai pėr drunjtė e tij,
si kujdeset ai pėr fėmijėt dhe pleqtė
si sillet ai me gjuhėn e tij.
Por gjuha ėshtė mė e rėndėsishme. Ėshtė detyrė e tij qė ta ruaj dhe ta kultivoj atė si vlerė kulturore dhe si tipar identiteti
”

Erwin Chargaff


“Themelin e diturisė dhe tė atdhetarisė e pėrbėn gjuha shqipe”
Mit’hat Frashėri


“Fjala e huaj nė gjuhė ėshtė si dhia ndėr dhen”
N. Frashėri


“Gjuha mė e mirė se gjithēka tjetėr jep shpesh dritėn ose mjerimin e njė kohe”
I. Kadare


“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalėsh e ėshtė e ardhshme e plot gjallėri e jetė, sa mund tė pėrkthehen nė tė klasikėt e ēdo kombi, e ēdo kohe” Gj. Fishta


“Gjuha letrare s’ėshtė vetėm thesari i kulturės sonė, por edhe mjet i fortė pėr mbrojtjen e etnisė shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar”
E. Ēabej


“Ka njė mjet me anėn e tė cilit kėrkimtari ėshtė nė gjendje ta ndriēojė, deri-diku, muzgun e fillimeve tė popullit shqiptar dhe tė hyjė nė kohėn qė shtrihet pėrtej dėshmive historike. Kėtė mjet e jep gjuhėsia”
N. Jokl


“Larg gjuhės shqipe, larg tė qenit shqiptar”
Q. Murati


“Mbrojtja e gjuhės ėshtė detyrė dhe peng nderi pėr ēdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj


“Viktimat e gjuhės janė mė tė shumta se ato tė shpatės”
S. Frashėri


“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli


“E mjera shqipe, ē’i punojnė e s’ka gjuhė tė ankohet!”
T. Zavalani


“Zot! Jepu shqiptarėve vullnet dhe logjikė qė tė flasin shqip tė paktėn kur janė nė Shqipėri. Se, siē kanė zėnė disa, shpejt a vonė do ta bėjnė atdheun babiloni gjuhėsh, ku s’do ta marrė vesh qeni tė zonė” N. Bulka


“Duke lexuar autorėt qė shkruajnė mirė, mėsohesh tė flasėsh mirė”
Volter


“Ai qė e zotėron gjuhėn e vet vlen mė tepėr se ai qė pushton njė qytet”
Njė mendimtar i lashtė


“Gjuha e keqe sjell shumė tė kėqija”
Latine


“Gjuha ėshtė institucion mbi tė gjitha institucionet”
Heidegger


“Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė tregues i nivelit tė kėsaj kulture”
E. Ēabej
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 87
Ku ndodheni? : C:\Spam.exe
Muzika : Te gjitha
Profesioni : Pertac
Registration date : 06/11/2007

https://utsh.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj! Empty Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

Mesazh  Admin Fri Feb 29, 2008 5:50 am

Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

Formula e Pagėzimit (1462)
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)


Nėn pluhurin e arkivave tė Evropės dhe sidomos tė atyre tė Vatikanit mund tė gjenden edhe shumė dokumente tė tjera, ndoshta mė tė plotė e mė domethėnės.

1. Formula e Pagėzimit (1462)

Mė i vjetri ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagėzimit" Ajo i pėrket vitit 1462. Ėshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut (1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. Pėr t'i shmangur ato ai lėshoi njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftėrash kur prindėrit nuk kishin mundėsi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni

" Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė: "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine.

Gjuha e tekstit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, ēka tė bėn tė mendosh se shkrimi i shqipės duhet tė ketė pasur njė traditė me tė vjetėr, ku janė mbėshtetur te dy; edhe shkruesi i kėsaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga nė njė nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti i dytė i gjuhės shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497

Udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, pėr tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, nė Palestinė, udhėtim qė e kreu pėr tre vjet. Nė vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Ulqin, Durrės e Sazan. Gjatė kėtij udhėtimi pėr tė komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjalė shqipė, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim nė gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė, verė, bukė, mish etj., qė iu deshėn udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.

Me pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht njė dorėshkrim, i cili u botua mė 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė shqipes sė shkruar.

Udhėtari, pėrveē listės sė fjalėve, shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se "Ulqini ėshtė njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl". Pėr Shkodrėn megjithėse kaloi nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durrės, e bėri me det, thotė "se ėshtė njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt". Ishullin e Sazanit e pėrshkruan "si njė liman tė mirė deti, ku ka shume anije, nė krahun e majtė tė tė cilit ndodhet njė fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorė" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) ėshtė dokumenti i tretė i shqipes sė shkruar

Ai i perket fundit tė shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla bible nė gjuhėn shqipe qė u gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit tė XIV, me tė cilin ato nuk kanė asnjė lidhje. Ato janė nė dialektin e Jugut, tė shkruara me alfabetin grek. Kėto fakte tregojnė se gjuha shqipe nė atė kohė duhet tė ketė qenė shkruar jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe nė Shqipėrinė e Jugut.

Po para kėtyre tri dokumenteve a ka qenė e shkruar gjuha shqipe?

Kjo ėshtė njė pyetje qė deri mė sot nuk ka gjetur pėrgjigje tė plotė. Shumė tė dhėna na bėjnė tė mendojmė se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar edhe me parė. Ndėr tė tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, qė ka shėtitur shumė vende tė Evropės dhe tė Azisė, nė njė relacion latinisht tė vitit 1332 shkruante:"Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhe fare tė ndryshme nga gjuha latine, prapė ata kanė nė pėrdorim edhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine". Ky fakt tė bėn tė mendosh se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar tė paktėn qė nė shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk ėshtė e dokumentuar.

(Marrė nga Promotema /2002)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 87
Ku ndodheni? : C:\Spam.exe
Muzika : Te gjitha
Profesioni : Pertac
Registration date : 06/11/2007

https://utsh.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj! Empty Re: Origjina e Gjuhes Shqipe dhe Historia e saj!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi